Loading…
Mbi 40 për qind e fëmijëve në BE lindin jashtë martese
  • 10/08/2018 | 09:40

...

Përqindja e fëmijëve jashtë martese në BE është 43 për qind për vitin 2016. Kjo është më shumë se 15 poenë të përqindjes mbi vlerat në vitin 2000.

Nga viti 2000 pjesëmarrja është shtuar vrullshë për rreth 1 poen të përqindjes çdo vit, gjë që tregon ndryshueshmërinë e modeleve familjare të lindjes, gjithnjë e më shpesh në marrëdhënie jashtëmartesore, kohabitime e familje me një prind, transmeton gazetametro.net.

Madje në tetë vende, anëtare të BE-së, më shumë fëmijë kanë lindur jashtë se sa në martesë. Në Francë, Bullgari, Slloveni, Estoni, Suedi, Danimarkë, Portugali e Holandë kjo është në më së shumë se 50 për qind të rasteve.

E kundërta e kësaj ndodh në Kroaci, Greqi e Qipro, ku, sipas të dhënave të Eurostatit, 80 për qind të fëmijëve kanë lindur në martesë.

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë