Loading…
Mbrëmë u akordua penalltia më skandaloze në futboll – protagonist Raheem Sterling
  • 08/11/2018 | 13:12

...

Manchester City e shkatërroi Shakhtarin me rezultat 6-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve


Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola dhuroi spektakël në Etihad duke e demoluar Shakhtarin me një rezultat bindës, 6-0, si në tenis, transmeton GazetaMetro.

Por, në këtë përballje Viktor Kassai, gjyqtari i njohur hungarez ka akorduar penalltinë më skandaloze që është parë ndonjëherë në histori të futbollit.

Raheem Sterling goditi tokën dhe u rrëzua, me Kassain që akordoi penallti, portieri i Shakhtarit kapi kokën e tij pas vendimit të hungarezit.

Sterling që njihet për simulime të shumta pas ndeshjes është munduar ta arsyetojë veprimin e tij.

“Unë kam dashur të godas topin. Vërtetë nuk mund të sqarojë atë se çfarë ndodhi,” ka thënë reprezentuesi anglez.

“Nuk kam ndjerë ndonjë prekje nga kundërshtari”.

“Më vjen shumë keq për gjyqtarin,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë