Loading…
Mbretëresha e Anglisë e kishte tmerruar Mbretin Abdullah me shpejtësinë e veturës
  • 18/05/2018 | 21:03

...

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite kishte vdekur më 2015. Vdekja e tij kishte bërë që të publikohen shumë tregime e ngjarje interesante nga jeta e tij, transmeton gazetametro.net Një kuriozitet interesant kishte të bënte me faktin që Mbreti saudit nuk pranonte që të lejonte vozitjen e veturave nga gratë në shtetin e tij, gjë kjo e lejuar në të gjitha vendet e përparuara.

Gjatë një vizite në Skoci, Mbreti Abdullah kishte qëndruar në kështjellën e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë në Balmoral më 2003.

Mbretëresha e Anglisë ia ofroi një shëtitje nëpër hapësirat gjigante të oborrit të kështjellës. Kur erdhën veturat për t’i marrë të dy, Mbretëresha u tha shoferëve që të largohen dhe e mori timonin në duart e saj.

Teksa në karrigen e përparmë të pasagjerit gjendej Mbreti saudit, Mbretëresha angleze i dha veturës shpejtësi të madhe. ndërkohë që vazhdimisht po fliste me kokë të kthyer kah Mbreti Abdullah.

Mbretëresha më vonë i kishte treguar një audience private që mbreti ishte trembur shumë dhe ishte lutur që ta ulte shpejtësinë, që më vonë u interpretua si mesazh i mirë për arabët që nuk lejonin gratë të vozisnin.

Arabia Saudite kishte lejuar vozitjen e veturave nga gratë vitin e kaluar, por vendimi hyn në fuqi muajin e ardhshëm, në qershor 2018. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë