Loading…
Mbretëresha e Francës për të varfërit që s’kishin bukë: ‘Le të hanë tortë’
  • 10/10/2017 | 18:06

...

 

Në kulturën popullore franceze, Mbretëresha Marie Antoinette mbahet në mend si person që në një rast, kur i ishte thënë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë, ishte përgjigjur me frazën ‘Le të hanë tortë’, përcjell gazetametro.net


Antoinette, që kishte mbajtur fronin e Mbretërisë Franceze në periudhën 1774-1791, për shumë figura revolucionare të Francës kujtohet si pjesëtare e monarkisë që paraqiste gjendjen e keqe të regjimit të vjetër. Prandaj, edhe ekzekutimi i saj më 1793 u pa si ngjarje që shënoi përfundimin e sundimit të kësaj klase monarkësh.

Fraza ‘le të hanë tortë’ (nga origjinali në frëngjisht: “Qu’ils mangent de la brioche”), gjithnjë i atribuohet asaj, edhe pse nuk ka prova të shkruara që dëshmojnë ta ketë thënë. “Brioche” është pjekurinë në formë të rrumbullakët, që në atë kohë konsumohej nga njerëzit që i takonin shtresave më të larta të shoqërisë.

Edhe pse tash njihet si klishe, fjalia fillimisht ishte publikuar në autobiografinë e Jean-Jacques Rousseau, ku thuhet që këtë frazë e kishte thënë ‘një mbretëreshë e madhe’. Nga kjo gjithnjë kanë ekzistuar dyshimet që Marie Antoinette ishte ajo që e kishte thënë e para, për shkak të faktit që koha e shkrimit të librit korrespondon me atë të sundimit të saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë