Loading…
Mbrojtësi që ia solli Italisë Kupën e Botës, trajner i ‘azzurrëve’
  • 14/11/2017 | 17:49

...

Drejtimin e kombëtares së Italisë së shpejti mund ta marrë një ish-futbollist që me penalltinë e tij vendimtare i kishte sjellur Italisë titullin e kampionit të Botës në Gjermani më 2006, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediave italiane, trajneri aktual i Barit në Serie B, Fabio Grosso, është opsion real për pankinën e selektorit të Italisë, pas eliminimit katastrofal të ‘azzurrëve’ në play-off nga Suedia, nën drejtimin e Giampiero Venturas, që pritet të shkarkohet së shpejti.

Nesër në Romë do të mblidhet federata italiane ku Ventura do të shkarkohet, kurse Grosso ka impresionuar si trajner këtë edicion te Bari, ndërsa më parë kishte trajnuar edhe grupmoshat e reja të Juventusit.

Grosso më së shumti njihet për penalltinë e famshme kundër Francës në Berlin më 2006, goditje që ia solli Italisë Kupën e Botës. Për pankinën e Italisë po konsiderohet edhe Carlo Ancelotti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë