Loading…
McCain reagon ashpër: Takimi Trump-Putin një gabim tragjik
  • 16/07/2018 | 23:17

...

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ku folën për çështje të ndryshme.

Pika e vetme ku të dy presidentët u shfaqën tërësisht në një mendje, ishte ajo e ndërhyrjes së supozuar ruse, në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, në fund të 2016-ës, çështje e cila është ende nën hetim, transmeton tch.

Në një konferencë për shtyp, e cila u cilësua si më e dobëta e një presidenti të SHBA-ve dhe gati-gati si tradhti kombëtare, Trump kritikoi FBI-në dhe Departamentin e Shtetit në lidhje me këtë çështje dhe theksoi se stafi i tij nuk ka pasur lidhje me Moskën.

Menjëherë pas kësaj konference, reagoi edhe senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, i cili kritikoi takimin mes dy presidentëve, duke e cilësuar edhe si një “gabim tragjik”.

McCain theksoi gjithashtu se presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte dështuar të mbronte vendin e tij dhe madje e kishte çuar reputacionin e SHBA-ve një një pikë të ulët, të paparë ndonjëherë.

“Jo vetëm që Presidenti Trump dështoi të fliste të vërtetën për një kundërshtar, por duke folur për Amerikën në botë, presidenti ynë nuk arriti të mbrojë gjithçka që na bën këta që ne jemi, një republikë e njerëzve të lirë”, tha McCain për Trump.

Lexo edhe:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë