Loading…
Më 1 janar nuk vjen vetëm 2018-ta
  • 30/12/2017 | 09:14

...

Fishekzjarret nuk do të jenë të vetmet që do të shkëlqejnë qiellin e mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Spektaklit të tyre do t’i shtohet edhe ndriçimi i super hënës.


Agjencia NASA ka raportuar se hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet pikërisht mbrëmjen e parë të Janarit, por edhe përgjatë javëve në vijim. Super hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.

NASA njofton gjithashtu se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë. Ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë