Loading…
Me 2 korrik vjen lezeti në Prishtinë
  • 17/06/2017 | 10:13

...

Më 2 korrik prej orës 2 pasdite do të mbahet në Prishtinë Festivali “Erdhlezeti”.


“Erdhlezeti” është festival tashmë tradicional kosovar i cili mbledh qindra njerëz në kryeqytet gjatë ditës për të festuar ardhjen e verës e ikjen e dimrit. Tash e tri vjet festivali ofron performanca të veçanta në qendër të Prishtinës në hapësirën përballë kafe-librarisë ‘Dit’ e Nat’.

Përveç muzikës, festivali njihet për atmosferën festive në formë të “block-party” (festë e lagjes), ku performancat e zgjedhura me kujdes në kombinim me energjinë e publikut krijojnë një ndër përvojat më magjike të vitit në Prishtinë.

Festivali fton çdo vit të paktën një bend kosovar për të përfaqësuar më të mirën e skenës lokale të muzikës. Sivjet këtë rol e luan Shpat Deda, i cili në bend ka rekrutuar disa nga muzikantët më të mirë për të formuar çka mund të njihet vetëm si një superbend.

“Erdhlezeti” ka filluar si festë e diversitetit kulturor, duke i dhënë posaçërisht hapësirë performuesve të influencuar nga muzika e rajonit. Sivjet kjo hapësirë pjesërisht i përket Demir Kanturovski & Uska Kan Orkestra – brass band 9-pjesësh që luan këngë të njohura nga folklori rom me aranzhmane të inspiruara nga muzika jazz e pop.

Ndër performancat tjera për të mos u humbur është edhe Sazet e Përmetit, një prej grupeve të vetme shqiptare që vazhdojnë të luajnë Kabanë e vjetër përmetare të shkollës së Laver Bariut.

Për fund, publiku do të udhëtojë pak më larg, nën tingujt e ëmbël të Senegalit. Kaira Kela nga Zagrebi sjellin show-in e tyre Afrobeat të mbushur me diell e ritme afrikane, e garantuar të bëjë gjithë të vallëzojë pa marrë parasysh shijet muzikore.

Biletat, të cilat do të kushtojnë 3 euro, do dalin në shitje në ‘Dit’ e Nat’ dhe lokacione tjera së shpejti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë