Loading…
Me Jerusalemin, Trump po u shpall luftë 1.5 miliardë myslimanëve
  • 06/12/2017 | 16:58

...

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet që sot të marrë vendim zyrtar për njohjen e qytetit të Jerusalemit si kryeqytet zyrtar i Izraelit, në vend të Tel-Avivit, transmeton Gazeta Metro.


E tërë bashkësia ndërkombëtare ka reaguar ndaj këtij veprimi, pasi që vlerësohet që njohja Jerusalemit si kryeqytet do të hidhte poshtë 75 vjet të diplomacisë amerikane në Lindjen e Mesme. Në mesin e shteteve që reaguan kundër ishin edhe Kina, Britania, Rusia dhe shumë vende me shumicë myslimane të popullsisë.

Rusia ka thënë që me këtë do të ketë përkeqësime të marrëdhënieve në Lindjen e Mesme, rajon edhe ashtu në krizë të madhe, kurse Irani e ka quajtur këtë veprim si të dështuar. Madje, edhe Papa Françesku shprehu kundërshtimin e tij me këtë veprim, duke bërë thirrje për më shumë vendime që çojnë drejt paqes.

Palestinian burn a poster of the U.S. President Donald Trump during a protest in Bethlehem, West Bank, Tuesday, Dec. 6, 2017. President Trump forged ahead Tuesday with plans to recognize Jerusalem as Israel’s capital despite intense Arab, Muslim and European opposition to a move that would upend decades of U.S. policy and risk potentially violent protests. (AP Photo/Mahmoud Illean)

Ndërkohë që izraelitët e mirëpritën lajmin, palestinezët dogjën flamuj amerikanë dhe izraelitë në Gazë, ndërkohë që Hamasi tha që territoret e okupuara nga Izraeli do të përballen me dhunë të një niveli tjetër.

Jerusalemi është qytet historik ku bashkëjetojnë nën tensione tri besime fetare. Asnjë fuqi ndërkombëtare asnjëherë nuk e ka njohur qytetin si kryeqytet të Izraelit, pasi që kjo lëvizje shihet si nxitëse e tensioneve në këtë rajon.

Megjithatë, Donald Trump ka premtuar që edhe ambasada e SHBA’së në Izrael do të zhvendoset nga Tel-Avivi në Jerusalem. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë