Loading…
Me këtë veprim të thjeshtë, Wi-Fi do të punojë shumë më mirë
  • 09/11/2017 | 14:22

...

Përdoruesit e internetit pa tela kanë shumë telashe me routerin dhe kualitetin e internetit, pasi shpesh pajisjet mund të mos punojnë si duhet apo routeri kryesor nuk shpërndan si duhet rrjetin në tërë hapësirën, transmeton Gazeta Metro.


Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për një metodë të thjeshtë që realizohet me gjëra shtëpiake, e që ua përmirëson menjëherë internetin Wi-Fi në shtëpi apo zyrë.

Krejt çfarë ju duhet është të keni fletë metalike (folie) dhe me të duhet të mbështillni një copë kartoni. Kartoni i mbështjellë me letër metalike vendoset rreth antenave të routerit në formë të mbështjelljes.

Nëse kjo mënyrë nuk funksionon, provoni t’i mbështillni antenat e routerit me folie pa karton fare dhe interneti do të funksionojë më mirë.

Kjo metodë do t’ua përmirësojë dukshëm internetin pa pasur aspak shpenzime dhe pa nevojë për mirëmbajtje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë