Serbia dhe Shqipëria po rrisin bashkëpunimin ekonomik me shifra të pabesueshme. Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, gjatë një vizite në Tiranë ka thënë se raporti ekonomik në mes të dy vendeve në 5 vitet e ardhshme do të jetë një bum i vërtetë. Por, në anën tjetër është zhgënjyes fakti, pasi raportet ekonomike Shqipëri – Kosovë, nuk është se kanë ndonjë zhvillim të hovshëm.
Shqipëria dhe Kosova deri sot më shumë kanë bërë folklorizëm patriotik, se sa punë të vërteta në shërbim të patriotizmit. Prej kohësh të dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, mbajnë mbledhje të përbashkëta, por në shumicën e gjërave, ato shfrytëzohen sa për fjalime me tone dëshirore, duke u vënë fare në vepra konkrete, shkruan gazetametro.net.
Bashkëpunimi ekonomik midis Serbisë dhe Shqipërisë do të jetë një bum i vërtetë në pesë vitet e ardhshme, tha të martën në Tiranë, kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez.
Cadez në kryeqytetin e Shqipërisë organizoi një pritje me rastin e prezantimit të kompanive serbe në Panairin e 25-të Ndërkombëtar të këtij viti në Tiranë dhe 15 vjetorin e pjesëmarrjes së Serbisë në këtë aktivitet.
Organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Zhvillimit të Agjencisë së Serbisë në Panair të këtij viti, i cili do të mbahet deri më 24 nëntor, ekonomia serbe do të përfaqësohet nga 70 biznese nga më shumë se 40 kompani serbe, që do të paraqesë programin e saj të prodhimit në një hapësirë prej 300 metra katrorë.
“Raporti tregtarë në mes Serbisë dhe Shqipërisë, në tri vitet e fundit na befasoi pasi ishte shkëmbimi më i madh në rritje në mes të dy ekonomive”, tha Cadez.
Përndryshe, këmbimi tregtar serbo-shqiptar në vitin 2017 u rrit me më shumë se një të tretën në krahasim me vitin e kaluar, me rritjen e ndërsjellë dhe të balancuar të eksporteve shqiptare dhe serbe.
“Gjëja më e rëndësishme është se ata filluan të krijojnë ndërmarrje të përbashkëta. Një nga kompanitë më të mëdha logjistike shqiptare ka blerë një kompani të mallrave në Serbi, dhe një nga kompanitë tona më të mëdha NELT bleu një kompani logjistike në Shqipëri. Ne gjithashtu kemi një investim të madh në turizëm nga grupi MK në vendosjen e një hoteli në bregdetin shqiptar, me pesë yje dhe 280 dhoma”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug. /gazetametro.net