Loading…
Më në fund flet troç! Lorik Cana zbulon sëmundjen që e detyroi të linte futbollin
  • 12/10/2017 | 19:14

...

Sëmundja që ka detyruar Lorik Canën për t’u larguar nga futbolli quhet miokardit. Lajmi dihej prej kohësh, por jo me saktësi dhe qendërmbrojtësi e ka pranuar dhe shpjeguar në detaje vetëm së fundmi në një intervistë për prestigjiozen franceze “L’Equipe”.


“Ka rreth 15-16 muaj që e kam mbyllur me futbollin. Ky sport ishte kthyer në një profesion të rrezikshëm për mua. Kisha disa probleme shëndetësore, të cilat nuk po i kaloja dot. Përpara dhe pas Europianit në Francë kam kryer disa analiza specifike, të cilat treguan se nuk isha edhe aq mirë. Sëmundja ime quhet miokardit. E kam si pasojë e një virusi të marrë më parë. Kam pasur temperaturë dhe jam sfilitur nga mingarkesa fizike. Virusi ka prekur miokardin dhe më ka provokuar një skuqje. Pas kontrolleve të specializuara, arrita të kuptoja problemin. Mjekët nuk më jepnin siguri se do të mund të luaja sërish futboll, kështu që i dhashë fund karrierës”, ka thënë Cana.

Kjo deklaratë e Canës është shumë e dhimbshme për të gjithë fansat e tij, të cilët e kanë ndjekur prej vitesh dhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta shohin si idhull.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë