Loading…
Më në fund Gruevski drejt burgut
  • 09/11/2018 | 19:34

...

Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e bërë nga ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për vendimin e lëshuar më herët ku ai dënohej me dy vite burg.


Gruevski u dënua për keqpërdorim të parasë publike. Ai kishte blerë një makinë të tipit ‘Mercedes’, në vlerë prej 600 mijë euro.

Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi, dhe u është dorëzuar palëve, e që praktikisht Gruevski do të shkojë në burg, në momentin që e pranon vendimin.

Sot Kuvendi i Maqedonisë ka votuar për heqjen e mandatit të deputetit për Gruevskin, por për një gjë të tillë nuk kanë votuar shumica e deputetëve.

Edhe përkundër kësaj Gruevski pritet që të marrë pagën prej deputeti edhe gjatë kohës sa do të jetë në burg.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë