Loading…
Më në fund – pajtohen Hamas dhe Fatah
  • 12/10/2017 | 15:05

...

Fraksionet kundërshtare palestineze Hamas dhe Fatah kanë arritur marrëveshje mbi pajtimin politik, ka kumtuar sot shefi i Hamasit Ismail Haniyeh, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka theksuar se detajet e marrëveshjes do të publikohen sot në konferencën për shtyp në Kairo, ku janë kryer bisedimet dy ditët e fundit,

Në lidhjen e marrëveshjes ka ndërmjetësuar Egjipti.

Pjesëtarët e Hamasit e kanë nën kontroll Rripin e Gazës më tepër se një dekadë kur e kanë marrë me dhunë nga forcat e Fatahut sekular.

Kjo ka sjell deri te ndarja paralizuese territoriale dhe politike të palestinezëve. Mahmmod Abas, lideri i Fatahut ka sunduar nëpër enklavat autonome në Bregun Perëndimor i cili është nën okupimin e Izraelit.

Zyrtarët e Hamasit dhe Fatahut dy ditë kanë negociuar në Kairo për kthimin e udhëheqjes së Abas’it në Gazë, transmeton gazetametro.net.

Javën e kaluar në Gazë është mbajtur seanca e qeverisë palestineze me të cilën ka kryesuar kryeministri palestinez Rami Hamdallah, e para prej vitit 2014. Të gjitha përpjekjet e deritashme për pajtim të dy fraksioneve më të mëdha qysh nga viti 2007 nuk patën sukses.

Problemi kryesor ishte marrja nën kontroll të arsenalit të armatimit të krahut luftarak të Hamasit i cili ka luftuar tri herë kundër Izraelit dhe fati i mijëra zyrtarëve civil të Hamasit. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë