Loading…
Më shumë se 100 dhi pushtojnë lagjën në Idaho
  • 04/08/2018 | 14:17

...

Banorët e një rezidence në Idaho, gjatë mëngjesit të së premtës janë zgjuar me një pamje të cilën nuk po e besonin as ata vet. Me qindra dhi po qëndronin para lagjës së tyre, duke e ngrënë barin dhe të gjitha lulet që ishin të mbjellura para shtëpive, transmeton gazetametro.net


Punonjësit e kompanisë që i posedon kafshët, We Rent Goats, kanë arritur në skenë dhe i kanë mbledhur të gjitha dhitë brenda një kamioni diku rreth orës 9 të mëngjesit, vetëm dy orë pasi u thërriten nga autoritetet e lagjës West Boise.

Derisa dhitë po mbledhëshin nga punëtorët, shumë banorë të lagjës ishin aty për t’i parë ato.

“Çdo kush po dukej shumë i lumtur me atë që kishte ndodhur. Në lagje ishin mbledhur shumë fëmijë, madje edhe nënat i sollën foshnjat e tyre për t’i parë dhitë”, ka thënë drejtori i We Rent Goats, Matt Gabica.

Ndërsa, sipas NBC news, kompania ka sigurim dhe do t’i rregullojë dëmet që kanë shkaktuar ato në oborret e disa prej banorëve të rezidencës. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë