Loading…
Më shumë se 150 refugjatë u hedhën në det afër Jemenit (Foto)
  • 11/08/2017 | 14:01

...

Së paku gjashtë persona kanë vdekur, ndërsa 13 janë zhdukur pasi që së paku 160 refugjatë u detyruan ta braktisin anijen.

Disa refugjatë dhe imigrantë “me qëllim janë mbytur”, për herë të dytë për 24 orë, kur tregtarët me njerëz i kanë gjuajtur në det në afërsi të bregut të Jemenit, ka kumtuar agjencia e KB  për refugjatë.

Organizata ndërkombëtare për imigrime (IOM) ka publikuar se stafi i saj i ka gjetur gjashtë trupa të pajetë në plazh, të dy meshkujve dhe katër femrave, duke shtuar se 13 njerëz llogariten si të humbur.

Sipas pretendimeve të IOM’it, 84 imigrantë janë larguar nga plazhi para arritjes së stafit të kësaj organizate. Ata kanë ofruar ndihmë mjekësore dhe ushqim e ujë për 57 persona të mbijetuar.

Agjencia për imigrime të KB ka kumtuar se si 160 imigrantë nga Etiopia të enjten janë gjuajtur në det.

“Kjo është situatë shumë dramatike”, ka thënë Laurent de Boeck, shefi i agjencisë për Jemen, transmeton gazetametro.net.

“Ishin në anije me kontrabandistët të cilët i kishin lënë në det para arritjes në breg. Disa janë zhdukur, por të tjerët i kanë varrosur miqtë e tyre nëpër plazhe”.

De Boeck ka deklaruar se incidentin e kanë lajmëruar të mbijetuarit, të cilët i ka përshkruar si “të rraskapitur dhe të shokuar”.

“Kjo situatë është e re”, ka thënë ai, duke shtuar se agjencia e tij për herë të parë ka shënuar se njerëzit janë përzënë nga anijet para se të mbërrijnë në breg.

Incidenti ka pasuar një ditë pasi që afër 50 imigrantë nga Somalia dhe Etiopia “qëllimisht janë mbytur” kur kontrabandistët me njerëz i kanë hedhur në det në afërsi të Jemenit.

Gjatë kontrollit rutinë në plazh në Shabwi janë gjetur trupat e 29 imigrantëve, të cilët të mbijetuarit i kishin varrosur aty.

Kontrabandistët i kishin hedhur më tepër se 120 imigrantë në det derisa i afroheshin bregut të Jemenit, ka kumtuar IOM./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë