Loading…
Më s’mund të fshihet kush: Çdo kinez do të përcillet edhe nga mënyra e të ecurit
  • 07/11/2018 | 20:30

...

Kinezët planifikojnë që deri në vitin 2020 të kenë 600 milionë kamera vëzhguese anembanë vendit, ndërsa sistemi i avancuar i përcjelljes së njerëzve do ta njohë secilin edhe për nga mënyra e të ecurit, madje edhe kur janë të kthyer me shpinë kah kamera

Pushteti kinez ka vendosur që sistemin e tyre kolosal ta ngrenë në nivel edhe më të lartë, kështu që kamerat e reja qytetarët do të mund t’i njohin për nga mënyra e ecjes apo forma e trupit.

Kamerat më të reja tashmë janë vënë në Pekin e Shangaj, por ithtarët e të drejtave për privaci me të drejtë shtrojnë pyetjen se sa larg planifikon të shkojë qeveria për të përcjellë qytetarët. Në fakt, para do kohe është bërë e ditur se Kina planifikon që deri në vitin 2020 të vendosë 600 milionë kamera mbikëqyrëse anembanë vendit, transmeton gazetametro.net.

Drejtori i kompanisë, e cila e ka zhvilluar sisitemin më të ri shpjegon se mund t’i njohin edhe njerëzit të cilët janë 50 metra larg nga kamera, madje edhe kur janë të kthyer me shpinë kah kamera apo e kanë fytyrën të mbuluar, transmeton The Next Web.
Sistemi i tyre pushtetit kinez do t’i ndihmojë të ‘arnojnë’ vrimat në sistemet e mbikëqyrjes.

Huang Yongzhen nga kompania Watrix shpjegon se analiza e të ecurit nuk mund të mashtrohet me çalim apo ecje të kërrusur, sepse e analizojnë tërë trupin. Kompania e tyre ka mbledhur 14,5 milionë dollarë investime për sistemin i cili do të shërbejë për pengimin e krimeve të imëta apo kalimin e parregullt të rrugës. Më vonë ky do të integrohet në sistemin e përgjithshëm të kamerave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë