Loading…
Mediat kroate e përdorin foton e martesës së Valdrin Sahitit për një shkrim erotik!
  • 13/03/2018 | 17:26

...

Në ueb-faqen kroate “Index.hr”, gjendet një artikull me titull “Vajza e panjohur 19-vjeçe fle me babain 56-vjeçar të ish të dashurit të saj”.


Ky titull nuk do të ishte diçka i pazakontë, duke marrë parasysh se në ueb-faqet e ndryshme gjithnjë e më shumë mund të gjesh rrëfime erotike nga persona të ndryshëm.

Mirëpo, ajo që ne si gazetarë që merremi me përcjelljen e ngjarjeve të estradës sonë, e kemi vërejtur në këtë rast, është fotoja ilustruese e këtij artikulli kontrovers. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një foto nga shtrati të stilistit kosovar Valdrin Sahiti dhe bashkëshortes së tij Edita.

Kjo padyshim se përbën një shkelje të privatësisë së çiftit, por edhe abuzim me të drejtat autoriale, prandaj nuk do të ishte çudi nëse do të ketë ndonjë reagim apo masë nga çifti në fjalë kundër ueb-faqes në fjalë, transmeton Zeri.info.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë