Loading…
Mediat në Shqipëri: Na ka humbur morali, mirë na e bëjnë tipat si Loret Sadiku!
  • 09/11/2018 | 13:17

...

Nuk mund të ndodhte ndryshe! i lutemi një futbollisti, i telefonojmë, e grumbullojmë zyrtarisht dhe, më pas, na thotë, “nuk do të vij”. Praktikisht, një histori e dëgjuar shumë herë këto vitet e fundit.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe trajneri Christian Panuçi, që në daljen e tij të parë për mediat, do të vendoste disa rregulla bazë, duke bërë shembull Sokol Cikalleshin për vonesë në orar. “Kombëtarja nuk është vend pune, që mund të vish kur të duash!”.

E saktë, zoti Christian, por me Loret Sadikun si do ta bëjmë. Apo, le të bëjmë gjoja sikur kaloi edhe kjo. E kujt ishte ideja e famshme që të thërriste në kombëtare një futbollist që De Biasi zbuloi dhe grumbulloi, që u largua për shkak dëmtimi duke mos debutuar, luajti përballë Shqipërisë në miqësoren ndaj Kosovës, por me fanellën e dardanëve, madje edhe me nerva dhe sidomos grintë, ndërsa më pas tha se nëse Suedia do të mendonte për të, atëherë do të ishte gati…

Praktikisht, nëse çdokush ka një plan A dhe B, mbrojtësi që aktivizohet në Turqi ka edhe një plan C. i lumtë atij, turp të na vijë ne! Në këtë pikë jemi katandisur, aq sa të na bëjë “lolo” një futbollist që në karrierën e tij mbahet mend vetëm sepse ka përfaqësuar tri shtete të ndryshme, por kurrësesi për atë që ka dhënë në fushë.

Në atë listë, Loret Sadiku nuk mund dhe nuk duhe të ishte. Tani, modifikimi pasi nuk do të vijë është qesharak. Do të thuhet është dëmtuar, do të thuhet se nuk ishte gati apo teori të tilla, por e vërteta është që mundësinë për të na shpërfillur ia dhamë vetë ne, Federata dhe trajneri Panuçi. Të jetë ky një mësim, por i fundit, ndryshe do të humbasim edhe atë pak moral që na ka mbetur.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë