Loading…
Mediat serbe: Kështu e provokoi Vucicin gazetarja shqiptare
  • 08/11/2018 | 23:51

...

Së pari duhet të dimë se çka do të fitojnë Serbia e serbët, e vetëm pastaj do të mudn të bisedojmë për gjithçka tjetër.

Kështu sipas medieve serbe u ka thënë Aleksandar Vucici gazetarëve shqiptarë, me të cilët ka biseduar në Bruksel.

Sipas tij, duhet që serbët të mos kërcënohen me dërgimin e ushtrisë, të “sillen me përgjegjësi e seriozisht”, e jo në kundërshtim me Marrëveshjen e CEFTA-s, transmeton gazetametro.net.

Në pyetjen pse Serbia lobon kundër Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Vucic është përgjigjur se madje me këtë “mburret e krenohet”, sepse Serbia nuk e ka njohur Kosovën.

Në pyetjen se a do të ketë njohje reciproke pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës e Serbisë, Vucic është përgjigjur: “Edhe çka tjetër duhet t’u sigurojmë, e ne të mos fitojmë asgjë – mos keni edhe ndonjë dëshirë tjetër”.

Në pyetjen e një gazetareje shqiptare në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanovicit, Vucic ka thënë:

“Policia e Kosovës është plotësisht e ngarkuar, 100 për qind, për hetimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit, a është kjo e vërtetë a jo?”

Gazetarja është përgjegjur – nuk është, e Vucic ka shtuar: “Për fat të keq, sipas jush nuk është e vërtetë. Mirë, nëse mendoni se unë nuk kam të drejtë, kjo do të thotë se policia nuk ka kompetenca as autorizime në Mitrovicë. Ju përgëzoj për këtë që dëgjoj. Ne do të kujdesemi për atë rast. Ju faleminderit që e thatë këtë. Për mua ka shumë rëndësi”, u përgjigj ai.

Ai ka thënë se do të kthehet në dialog vetëm pasi që “miqtë shqiptarë t’i përmbushin obligimet” të cilat i kanë nënshkruar para 10, përkatësisht 5 vitesh dhe “të pushojnë së kërcënuari serbët”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë