Loading…
Mediat spanjolle bëjnë të ditur vendimin e Modricit
  • 10/08/2018 | 18:26

...

Sipas gazetës spanjolle AS, Luka Modric ka vendosur që të mbetet në Real Madrid pavarësisht se ai vazhdon të përflitet për një kalim në Inter.


Zikaltërit besohet që janë pajtuar me kushtet personale me kroatin, por Real Madrid insiston se ai do të lejohet të largohet vetëm për atë skuadër që paguan 750 milionë euro.

Marca raportoi sot që Merengues i kanë ofruar atij kontratë të re, duke ja dyfishuar pagën e tij, pra duke ja bërë 13 milionë euro nga 6.5 milionë që e ka pasur, AS këtë mbrëmje shkroi që Modric ka vendosur që të rri.

Modric i ishte propozuar një kontratë katër vjeçare me Interin dhe dy vite të tjera në klubin simotër në Kinë Jiangsu Suning për 10 milionë euro në sezon.

“I kthehem punës”, ky ishte imazhi dhe fraza që Modric ka postuar këtë mëngjes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë