Loading…
Mediet turke shkruajnë për sukseset e regjisorit shqiptar (Foto)
  • 12/09/2017 | 22:38

...

Aktori dhe regjisori shqiptar Shyqyri Caushaj i cili kohë më parë ka hapur teatrin privat në Stamboll të quajtur ‘Tiyatro Teras’, po vlerësohet shumë nga mediet turke, shkruan lajmi.net


Të përditshmet në këtë shtet, kanë cilësuar ‘workshop-et’ e reja të tij që i realizon me pedagog dhe me yjet e kinematografisë turke.

I fundit që u komentua ishte ‘workshop-i’ në lidhje me aksionet vokale dhe aksionet fizike të mbështetura mbi bazën e teknikes së Grotowksit dhe Stanislavskit.

Ndërsa, javën që vjen do të realizohet ‘workshop-i’ i ri me aktoren e mirënjohur turke, Bennu Yildirimlar e cila do të flasë për artin e aktorit në marrëdhënie ( konflikt) me famën.

Por këto nuk janë të rejat e fundit nga jeta profesionale e regjisorit Caushaj.

Me datën 20 të këtij muaji, Shyqyriu do të vjen si regjisor në shfaqjen e parë të teatrit ‘Tiyatro Teras’ me shfaqen “Esnaflar”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë