Loading…
Mëditjet për Shqipëri 250 euro, për Australi 170 – Molliqaj kërkon interpelancë
  • 19/06/2018 | 16:45

...

Mëditjet që zyrtarët marrin jashtë pagës së tyre për aktivitete të ndryshme janë prej gjërave me të cilat manipulohet më së shumti. Kështu, në bazë të rregulloreve aktuale në fuqi, zyrtarët që udhëtojnë në vendet më afër Kosovës – siç janë Shqipëria, Mali i Zi apo Serbia – marrin deri në 250 euro në ditë, kurse për vendet më të largëta si Kanadaja apo Australia mëditjet janë më të vogla.

Kështu së paku thotë deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili sot ka bërë të ditur që ka propozuar një interpelancë për ristrukturimin e mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare.

“Mëditjet për zyrtarët e institucioneve shtetërore për vizita në Shqipëri, Mal të Zi apo Serbi mbërrijnë shumën 250€ në ditë, përderisa ato në vendet e largëta me standarte të jetesës shumë më të larta, si Australia apo Kanada janë vetëm rreth 170€.

Këto tarifa janë caktuar me qëllim për të përfituar nga udhëtimet në vendet e afërta të cilat janë shumë më të shpeshta sesa ato në vendet më të largëta.

Për neve kjo është e papranueshme, prandaj, sot në emër të PSD-së, propozova një interpelancë për ristrukturimin e sistemit të mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare”, shkruan Molliqaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë