Një nga filmat më të dashur të Hollywood-it dhe që ka bërë miliona fansa në të gjithë botën me historinë e tij është ai i burrave me të zeza, që kontrollojnë veprimtarinë aliene në planetin tokë, transmeton Gazeta Metro.
Lajmi i mirë është se pas shumë negociatash filmi do të vijë me një vazhdim të ri Men in Black: International.
Tashmë në serinë e re, filmi do të shtrihet nëpër shumë vende të botës dhe jo vetëm Amerikë. Ai përfshin skena nga Londra, Parisi, por edhe shumë karaktere të reja.
Më poshtë gjithashtu janë edhe fotot e disa prej alienëve më të ri të filmit, të cilët priten t’i sjellën shumë argëtim dhe aksion në ekranin e kinemasë./gazetametro.net