Loading…
Mendes: Ronaldo po e bën më të fortë Juventusin dhe më të dobët Realin
  • 07/11/2018 | 19:40

...

Jorge Mendes ka thënë se Juventusi ka fituar shumë me transferimin e Ronaldos


Cristiano Ronaldo u transferua këtë verë nga Real Madrid te Juventus për shumën prej 100 milionë euro, transmeton GazetaMetro.

Ylli portugez menjëherë është shndërruar në lojtarin kryesor të Juventusit, ndërsa Real Madridin po vuan mungesën e tij.

“Unë mendoj se Ronaldo do të fitojë Topin e Artë këtë vit,” ka thënë Mendes, i cili është agjenti i CR7.

“Ai është duke bërë mirë, ai është më i miri i këtij brezi dhe në historinë e futbollit”.

“Sipas mendimit tim, mjafton të shohim se çfarë kanë qenë Real Madridi dhe çfarë janë tani, pa Cristianon”.

“E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Juventusin, i cili është përmirësuar shumë,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë