Loading…
Mendimi i pronarëve të Arsenalit për Wengerin pas ndeshjes së parë
  • 13/08/2017 | 16:04

...

Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis e mbështeti sërish publikisht trajnerin e skuadrës londineze Arsene Wenger, veteranin e bankinës që pas shumë dilemave këtë vit vendosi të rinovonte kontratën.

“Topçinjtë” fituan përmes spektaklit dhe golave në Emirates Stadium ndaj Leicester Cityt në premierën e kampionatit, një ndeshje që forcoi bindjet e aksionerëve se Wenger ishte zgjedhja e duhur.

“Po jetojmë në një shoqëri ku inkurajohet hedhja poshtë e të vjetrës dhe blerja e gjërave të reja, por ne mendojmë gjithmonë për kualitetin, eksperiencën dhe suksesin e një klubi me përmasa të Arsenalit. Duam në bankinë dikë që të përfaqësojë vlerat tona si skuadër dhe tifozët tanë. Dikë që të aplikojë spektaklin dhe futbollin sulmues e tërheqës si Wenger”, tha shefi ekzekutiv i Arsenalit.

“Nëse shikon rreth botës nuk gjen kandidatë më të mirë se Wenger. Nuk ishte një çështje sentimentale fakti që i dhamë një kontratë të re, dhe faktit që ai është besnik prej 20 vjetësh. Ai do ta çojë ekipin tonë përpara”, tha Ivan Gazidis.

Arsenal e nisi fushatën e Premier Ligës me suksesin ndaj Leicester Cityt, dhe në dy vitet e fundit ka fituar trofe, FA Cup dhe Komunity Shield, që është ekuivalenti i Superkupës kombëtare në vendet evropiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë