Loading…
Mendoi se i është futur merimanga në të brendshme, gazetarja gjatë transmetimit live tregon më shumë se që duhej
  • 20/04/2018 | 14:57

...

Prezantuesja e një televizioni rumun ka shokuar shikuesit, kur zbuloi më shumë se që duhej derisa lëvizte fustanin nga frika se i është futur një merimangë.


Illinca Vandici ishte në transmetim live kur filloi të kërcej dhe vrapoj nëpër studio, duke menduar se i është futur në të brendshmet një merimangë.

Të gjithë që ishin brenda sallës dhe ata para ekraneve televizive, mbetën të habitur kur ajo zbuloi më shumë se që duhej.

Por, kur kolegu i saj iu afrua për ta ndihmuar, ajo u qetësua paksa dhe e kuptoi se nuk kishte asgjë në të brendshme, duke e vazhduar emisionin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Ky moment i sikletshëm nuk i shpëtoi objektivit të kameramanëve të cilët filmuan ngjarjen, ndërsa videoja e postuar në internet është bërë virale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë