Loading…
Mënyra më fantastik për t’i mbajtur lulet e freskëta deri në 10 ditë
  • 12/10/2018 | 18:58

...

I dashuri juaj i zemrës ju ka dhuruar një tufë me trëndafila dhe ju dëshironi t’i mbani sa më gjatë? Ka një truk fantastik që i mban lulet të freskëta si ditën që ua kanë dhuruar.


Çelësi për t’i bërë të zgjasin më shumë është t’i ushqeni ato dhe t’i mbani larg baktereve. Ja si:

Kështu, fillimisht merrni një vazo të madhe. Shtoni në të 2 lugë gjelle uthull molle dhe 2 lugë gjelle sheqer. Shtoni ujë dhe trazojini mirë.

Vendosni lulet në të. Sheqeri ushqen lulet, ndërsa uthulla parandalon rritjen e baktereve. Mund të përdorni edhe uthull të bardhë.

Është e rëndësishme ta ndryshoni ujin pas disa ditësh, por mos harroni të hidhni ujë dhe sheqer. Sheqeri gjithashtu shërben për të zgjatur jetën e bimëve në përgjithësi.
Thjesht shtoni një lugë sheqeri ose mjaltë në ujë nëse dëshironi që bimët tuaja të qëndrojnë shumë gjatë të freskëta./Marrë nga Living.al

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë