Loading…
Mercedesi i thotë lamtumirë markës G-Class me këtë model ekskluviz
  • 09/11/2017 | 10:51

...

Në janar të vitit 2018, në autosallonet e Mercedesit do të paraqitet edhe modeli ekskluziv G-Class. Pasi prodhimi i këtij modeli nga fabrika gjermane do të ndalet, ata kanë menduar që t’i japin një lamtumirë të përshtatshme: duke hedhur në treg një model përfundimtar ekskluziv dhe të limituar në sasi, transmeton Gazeta Metro.


Në pushuesen e krahut në mes të makinës, gjendet e stampuar një logo që paraqet këtë model, ku thuhet që ‘Schockl e ka provuar që prej vitit 1979’. Schockl është një mal i komplikuar në Graz të Austrisë, ku Mercedesi gjithnjë e ka testuar modelin G-Class.

Modeli i limituar vjen me motor 350 diesel ose 500 benzinë me enterier shumë të bukur, të veçantë vetëm për këtë makinë. Mercedesi thotë që vetura harxhon 12.3 litra në 100 kilometra.

Shitja e modelit fillon vitin e ardhshëm, kurse pritet që çmimi të jetë mjaft i lartë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë