Gjiganti gjerman i prodhimit të veturave, Mercedes Benz, ka prezantuar për adhuruesit e veturave fotografi që tregojnë se si do të duket enterieri i modelit më të ri të klasës A që do të dalë në shitje më 2018, transmeton Gazeta Metro.
“Mercedesi i ri A-Class shënon një revolucion në kompaktësinë nga brenda duke shtuar ndjenjën e hapësirës dhe luksit modern”. Kështu e përshkruan Mercedesi dizajnin e ri nga brenda të veturës së re.
Mercedes Benz është një ndër kompanitë më të sukseshme të industrisë gjermane të veturave. Kompania me bazë në Stuttgart vepron që në vitin 1926. /gazetametro.net