Loading…
Mërgimtarët nuk ndalen: Sjellin 235 milionë euro për 4 muaj
  • 11/07/2018 | 09:06

...

Diaspora ka sjellë në Kosovë rreth 235 milionë euro për  vetëm katër muaj.

Në katër muajt e parë të këtij viti, rritja e remitancave është për 13.4 milionë euronë krahasim me vitin e kaluar. Rritja e vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët në krahasim me vitin 2016 po ashtu është më e madhe.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro.

“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro, kurse në vitin 2016 u dërguan 691 milionë euro”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.

Zëdhënësi BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se remitancat në tremujorin e parë të vitit 2018 shënuan rritje krahasuar me vitin paraprak.

“Gjatë katër muajve të parë të vitit 2018, vlera e parave të dërguara nga mërgimtarët arrin në vlerë prej 234.7 milionë euro. Kjo shumë paraqet një rritje prej 13.4 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë kur dërgesat kishin arritur vlerën e 221.3 milionë eurove”, tha Ahmeti.

Ai tregon se Gjermania është shteti nga ku kosovarët dërgojnë më së shumti para.

“Shtetet kryesore prej nga vijnë këto dërgesa janë kryesisht ato shtete ku është e koncentruar diaspora e jonë dhe ku prinë Gjermania e përcjellë nga Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, Franca, Suedia, Britania, Belgjika, etj.”, tha zëdhënësi i BQK-së.

Dërgesat e diasporës më së shumti bëhen nga agjencitë për transferim të parave. Përveç remitencave që dërgohen vazhdimisht në Kosovë, shuma të mëdha të mjeteve financiare emigrantët nga Kosova shpenzojnë edhe kur vijnë për pushime, sidomos gjatë stinës së verës.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në botë vlerësohet se gjatë vitit 2017 janë dërguar mbi 574 miliardë dollarë tek të afërmit nga emigrantët.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë