Loading…
‘Merr Frymë’ shpërndau maska dhe pamflete kundër ndotjes së ajrit
  • 11/01/2017 | 23:53

...

Me shpërndarjen e maskave dhe pamfleteve informuese para Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, vullnetarë të Iniciativës #MerrFrymë janë munduar që të tërheqin vëmendjen e qytetarëve dhe institucioneve për ndotjen e ajrit në kryeqytet dhe rrethinë.


“Ndotja e ajrit është duke vazhduar të na ngufasë dhe të na rrezikojë shëndetin çdo ditë. Institucionet përkatëse nuk janë duke e bërë punën e vet në ndërmarrjen e hapave emergjent, ndërsa të sëmurit me probleme në zemër e frymëmarrje po shtohen çdo ditë”, thuhet në njoftimin për media të kësaj iniciative.

maska-brenda

Ministria e Ambientit është organ ombrellë dhe andaj siç thanë ata ajo duhet të nisë dhe mbikëqyrë punën e organeve tjera në drejtim të përmirësimit të ambientit, ndërsa me paraqitjen e gjendjes së rëndë të ajrit është munduar që ta quajë atë jo aq të rëndë.

“Ministria e Infrastrukturës mban përgjegjësinë e kontrolleve teknike, të cilat ende nuk i kontrollojnë veturat për nivelin e emetimit të gazrave”, thotë më tej kjo Iniciativë.

maska-brenda-1

Ndërsa, sipas tyre, Komuna e Prishtinës mban përgjegjësi për mosveprim në një situatë e cila pati tejkaluar çdo normë dhe pasi që kishte bërë premtim për masa emergjente doli me një listë masash kryesisht inspektive për të cilat ende nuk ka bërë ndonjë raportim, transmeton gazetametro.net

“Deri në një masë, moti ka qenë i mirë me neve, pasi ka shpërndarë smogun deri diku, por megjithatë niveli gati gjithmonë ka qenë në zonën “Unhealthy” që në shqip do të thotë “i pashëndetshëm”, ndërsa në momentet kur nuk ka pasur reshje dhe erëra gjithmonë ka qenë në “Hazardous” – “i rrezikshëm””, thuhet në këtë njoftim.

maska-brenda-3

“Dy Ministritë dhe Komuna e Prishtinës ndoshta shpresojnë që me kalimin e dimrit do të kalojë edhe brenga e ajrit të ndotur, por brenga e smogut do të jetë përherë këtu nëse nuk ndërmerren veprime”, përfundon komunikata e tyre. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë