Shumë nga ju mund të keni parë të paktën një herë filxhan, apo t’u ketë lexuar letrat dikush. Disa vetë e me shoqëri, plot të tjerë te fallxhore që u del nami si “të papara”, nga vetë ne që shkojmë e shikojmë filxhan ose letra.
Dalja e shumicës së fjalëve të thëna nga ana e fallxhoreve, është një gjë për të cilin jeni kureshtar edhe ju. Mirëpo cila është arsyeja e kësaj?
Kjo ndryshe quhet ”Efekti Barnum”. Teori, e cila në literaturë në të vërtetë bazohet në themelet e fallit të njëjtë për të gjithë. Teoria në fjalë, që njihet edhe si Efekti Forer, është një vëzhgim që përshkruan tendenca për rezultate të larta të parashikimit të paqartë të personaliteteve të tyre, i cili është përgatitur pothuajse për vetë ata.
Mirëpo, e vërteta është që këto parashikime i përshtaten shumicës së njerëzve. Le të japim një shembull që u jetua gjatë historisë, në lidhje me këtë. Lektori i quajtur B. R. Forer, që në vitin 1948 është marrë me këtë çështje. Ai i shpërndau letrat me fall të njëjtë për të gjithë studentët e tij dhe kërkoi prej tyre që t’i shënojnë ato të cilat i përshtaten atyre.
Në letër shkruhej kështu: Keni nevojë që të tjerët t’ju pëlqejnë dhe t’ju admirojnë, por në të njëjtën kohë keni tendenca të jeni autokritikë ndaj vetes. Personaliteti juaj ka disa anë të dobëta, por zakonisht keni aftësi t’i kompensoni ato. Keni kapacitet të madh të cilin nuk e përdorni për ta kthyer në favor tuaj. Ndërsa në pamje të jashtme dukeni si të disiplinuar dhe plot vetëbesim, në brendësinë tuaj jeni të shqetësuar, e shumë të tjera, gjë qërezultoi të jetë e njejtë pothuajse çdo e dyta përgjigje.
Pra, falltoret përshkruajnë disi të njëjtin fat për të gjithë, sigurisht duke nxjerrë fjalë edhe dëshira nga personi që kanë përpara./gazetametro.net