Loading…
Meryl Streep kritikon Donald Trump’in (Video)
  • 09/01/2017 | 12:11

...

Meryl Streep, fituesja e shpërblimit të sivjem për vepër jetësore në ndarjen e “Globusit të Artë”, në fjalimin e saj e kritikon ashpër Donald Trump’in, derisa asnjëherë nuk ia përmend emrin.

Aktorja e famshme, e cila pas vetes i ka 30 nominime për shpërblimin “Globusi i Artë”, ndërsa statujën e mori madje tetë herë.

Pranimi e shpërblimit të sivjem ajo deshi të shfytëzoj për fjalim me të cilin deshi të ofrojë përkrahje kolegëve, gazetarëve dhe shoqërisë amerikane në përgjithësi, dhe të kritikojë presidentin e ri të SHBA’ ve, Donald Trump.

Fjalimi i saj u bë hit në internet, dhe ne e transmetojnë në tërsi:

“E kam humbur zërin duke uluritur këtë javë. Mëndjen e humba para kësaj, prandaj duhet të lexojë fjalimin. Vetëm të ndërlidhem me atë se çfarë tha Hugh Laurie: ju dhe ne në këtë dhomë, në këtë moment vërtet i përkasim pjesës së shoqërisë më të përgojuar amerikane.

Mendoni pak: Holivudi, të huajt dhe mediat….

Por kush jemi ne? Çka është Holivudi në të vërtet? Kjo është vetëm shuma e vendeve të ndryshme. Unë jam e lindur, rritur dhe shkolluar në shkollat publike në Nju Xhersi, Viola (Davis) është lindur në një kasollë  në Karolinën Jugore, e pastaj ka ardhur në Central Fols në Round Ajland.

Sarah Paulson është e lindur në Floridë, derisa nëna vetushqyese e ka rritur në Bruklin. Sarah Jessica Parker është njëra nga shtatë apo tetë fëmijëve nga Ohajo. Amy Adams është e lindur në Viqencë të Italisë, ndërsa Natalie Portman në Jerusalem. Ku janë çertifikatat e tyre të lindjes?

Rutt Negga jashtëzakonisht e bukur është lindur në Adis Abeba të Etiopisë, u rrit në Irlandë, dhe ja, është e nominuar për shpërblim për rolin e vajzës nga qyteti i vogël në Virxhini. Ryan Gosling, si të gjithë njerëzit më të mirë, është kanadez. Dev Patel është lindur në Keni, rritur në Londër, dhe këtu luan rolin e indianit, të rritur në Tasmani.

Pra, Holivudi është përplot me të huaj dhe ardhacakë, dhe po t’i kishit përzënë të gjithë, nuk do t’ju kishte mbetur asgjë për të parë, përveç futbollit amerikan dhe MMA.

Puna e vetme e aktorit është të hyjë në jetët e njerëzve të cilat janë ndryshe nga ne dhe të kuptojnë se si ndihen, derisa shumë, shumë, shumë performancat me mëdha kanë treguar pikërisht këtë: punë e adhurueshme dhe e ndieshme. Por mendoj se një aktrim sivjet më ka tronditur: më ka ngulur grepa në zemër, jo se ka qenë i mirë. Asgjë të mirë nuk ka pasur në te. Por ishte efikase, e ka kryer punën – ka bërë që publiku i shënjestuar të qeshet dhe t’i tregojë dhëmbët.

Ishte momenti kur personi i cili dëshiron të ulet në ulësen më të respekuar në vendin tonë, imiton gazetarin me invaliditet – dikend të cilin e ka tejkaluar në privilegje, fuqi dhe aftësi që të mbrohet.

Ma ka thyer zemrën ajo që kam parë dhe nuk po mund ta largojë nga mëndja, sepse nuk ka ndodhur në film. Ishte kjo jeta e vërtetë. Ai instikt që dikush të jetë i poshtëruar, kur vjen nga dikush nga publiku, nga dikush aq i fuqishëm, hynë në jetën e çdokujt, sepse në një mënyrë i jep leje edhe të tjerëve që të bëjnë të njejtën.

Jorespektimi thërret jorespektimin, dhuna lind dhunën. Kur të fuqishmit e shfytëzojnë pozitën e vet që të maltretojnë tjerët, të gjithë jemi humbës.

Okej, kjo më sjellë te mediat. Na nevojiten mediat principiele, të cilat do t’i thërrasin të fuqishmit në përgjegjësi, që t’i vendosin në tapet për çdo turp – për këtë themeluesit tanë e kanë mbrojtur shtypin dhe liritë e sajë në kushtetutë tonë. Për këtë arsye unë lus gazetarët, Shoqatën e gazetarëve të huaj të Holivudit dhe të gjithë neve në bashkësinë tonë që të më bashkangjiten në atë që të mbrojmë gazetarët, sepse do të na duhen për të shkuar përpara, dhe ne ju nevojitemi atyre, për të mbrojtur të vërtetën.

Edhe një send… Njëherë, derisa njëhere jam ankuar për diçka, për atë se çka jemi duke bërë, gjatë darkës apo ashtu diçka, Tommy Lee Jones më tha: “A nuk jemi të privilegjuar, Meryl, me vet faktin që jemi aktorë?”. Po, jemi. Dhe duhet gjithmonë ta përkujtojmë njëri tjetrin për privilegje dhe përgjegjësi. Ishte dashur që të gjithë jemi krenarë për punën për të cilën sonte Holivudi na nderon.

Siç me ka thënë mikja ime e mrekullueshme, e ndjera princeza Lea: “Merre zemrën tënde të thyer dhe shndërroje në vepër artistike”. Ju falemiderit”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë