Loading…
‘Meshkujt janë injorantë e aspak kavalierë’ Ronela Hajati sulmon djemtë për mungesë inteligjence
  • 19/06/2017 | 15:57

...

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show” mbrëmjen e djeshme, ku ka folur për projektin e saj të fundit muzikor.

Ndër të tjera, e ngacmuar nga gazetarët e pranishëm, Ronela ka thënë disa fjalë të “forta” për meshkujt e sotëm që, sipas saj, nuk janë kavalierë dhe janë injorantë.

Ronela ka komentuar mbi forcën morale që duhet të përcjellin meshkujt.

“Nuk do të bëj këngë për çunat. Kam një mesazh për meshkujt se u ka vdekur komplet, të jenë një çikë kavalierë se janë bababahhh, injorant komplet… Se thonë pastaj se pse nuk gjen burrë, ulesh në tavolinë me njërin dhe i  thua hajde flasim për ndonjë libër, thonë: Ku  di  unë nga këto, hajde dalim…”,- shprehet në një pjesë të intervistës Ronela, e shoqëruar nga ovacionet e publikut, shkruan blitz.al, transmeton gazetametro.net

Ronela ka sqaruar më tej se këto janë gojëdhënat e shoqeve të saj që i kanë folur për partnerët apo të dashurit e tyre, pasi vetë ajo përherë refuzon të ulet me persona të tillë në tavolinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë