Loading…
Mësoni anën e tyre e errët: Këto janë tiparet negative të shenjave të horoskopit
  • 13/11/2017 | 22:35

...

Si çdo medalje me dy kahe dhe shenjat e horoskopit kanë tiparet pozitive me të cilat mburren dhe tiparet negative, për të cilat nuk duan të flasin ! Deri më tani ju kemi marrë me të mira, duke folur rreth suksesit, dashurisë, por më poshtë Living do të ndajë me të gjithë ju, anën e errët të çdo shenje horoskopi.


Dashi

Dashi është një shenjë impulsive, i merr gjërat personale, ndaj kur flisni me këtë shenjë, gjëja e parë që duhet t’i thoni është “Mos e merr personale”. Nxehen shpejtë dhe të vënë nën presion.

Demi

Demi është shenjë materialiste përtac, pesimist, tepër kokëfortë dhe është i prirur për të ngecur në rutinë.

Binjakët janë sipërfaqësorë, me dy fytyra dhe kontradiktorë në atë që thonë. Epo është shenjë e dyfishtë, ç’mund të presësh tjetër.

Gaforrja 

Gaforrja është një shenjë tejet e luhatshme emocionalisht. Çfarë thotë tani, nuk e thotë më pas!

Luani 

Luani është egocentric e mendon se bota rrotullohet rreth tyre! Pëlqejnë t’i bëjnë gjërat dramatike dhe të jenë në qëndër të vëmendjes.

Virgjëresha

Virgjëresha është gjithnjë në kërkim të përsosmërisë ndaj është një shenjë tejet kritike.

Peshorja 

Peshorja është shenjë manipulative dhe agresive në mënyrë passive. Nuk do të ngrejë dorë mbi ju, por do t’ju bëjë të përjetoni një terror psikologjik, shkruan living.al. E kanë shumë të vështirë të vendosin dhe janë shumë të lëkundshëm.

Akrepi

Akrepi është mjeshtër i manipulimit, narcist, shumë ambicioz, por më e keqja nga të gjitha kënaqet me vuajtjet e të tjerëve.

Shigjetari

Shigjetari nuk ka takt, mund t’ju lëndojë e mos t’i interesojë aspak!

Bricjapi

Bricjapi është kokëfortë, pesimist, i mërzitshëm pasi nuk del kurrë nga rutina dhe është paksa anit-social.

Ujori

Ujori është ekstremist i paparashikueshëm dhe aspak racional.

Peshqit

Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe kanë nevojë për të tjerët pasi mendojnë se pa njerëzit e afërt nuk do ia dalin. Mund të habiteni por janë dhe shumë egoistë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë