Loading…
Mësoni çfarë diskutojnë çiftet kur bëjnë përgatitjet e dasmës
  • 17/03/2018 | 14:39

...

Planifikimi i dasmës është në thelb një punë e vështirë.


Më poshtë, trapistët e martesës ndajnë gjashtë argumentet më të zakonshme që çiftet kanë kur merren me organizimin e dasmës:

Prindërit fusin hundët në planet tona të dasmës

Ju dhe partneri juaj keni zgjedhur tashmë lulet, tortën dhe grupin e muzikor. Fatkeqësisht, vjehrra juaj e ardhshme ka preferenca të tjera nga tuajat. Nëse partneri juaj shprehet për dëshirat e prindërve të tij, kjo mund të shkaktojë lehtësisht grindje në marrëdhënien tuaj, shprehet Margaret Rutherford, një psikologe nga Arkansas.

Kjo përgatitje po na kushton shumë dhe jemi keq nga financat

Dasmat janë të shtrenjta, prandaj do ndodhin debate rreth financave gjatë procesit të planifikimit. Ju do ziheni  rreth  çmimeve të gjërave që dëshironi të keni në dasmën tuaj.

 Ju kap tensioni për çështje ende të pazgjidhura

Tensionet rreth çështjeve të pazgjidhura, shpesh do ju vijnë në kokë shumë pranë dasmës suaj, thotë një tjetër psikologe, Rosemary Lichtman. Edhe nëse ka kaluar kohë, ajo shton se ndjenja e  zemërimit dhe mosbesimit është akoma.

Probleme me personat që do ftoni

Ky është një problem më vete, edhe kur çifti vendos se kë dëshiron të ftojë. Edhe këtu do argumentoni sepse mendimet janë të ndryshme dhe nuk do arrini në një pikë ku të mendoni njësoj. Mundohuni të gjeni një gjuhë të përbashkët.

Akuzoni njëri-tjetrin se nuk po ndihmoni mjaftueshëm

Ky është një tjetër problem dhe përpara dasmës filloni të akuzoni njëri-tjetrin, që nuk po ndihmoni në organizimin e dasmës aq sa duhet. Në fund, e kuptoni se e keni thjesht nga stresi i dasmës, por kujdes mos përfundoni duke u zënë keq.

Partneri nuk e kupton sa e rëndësishme është kjo për ju

Sërish, akuzoni njëri-tjetrin dhe duket sikur vetëm një nga partnerët e do më shumë këtë dasmë. Mos e mendoni këtë gjë, sepse dëshira nuk mund të matet nga askush, përfundimi është dasma juaj dhe kjo mjafton

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë