Loading…
Mësoni si i morën armët e Skënderbeut austriakët
  • 21/07/2018 | 17:29

...

Në vitin 1605, kështjella “Ambrar” u ble nga perandori i Austrisë dhe armët iu lanë atij. Në vitin 1806, reliket u mbartën në Vjenë dhe në vitin 1888 u kaluan në ndërtesën e re të Muzeumit të Vjenës, ku ndodhen edhe sot.


Ato janë të vetmet objekte origjinale të heroit tonë kombëtar, që ruhen deri më sot dhe ato ruhen në Austri në Muzenë e Vjenës. Historia e tyre lidhet me jehonën e emrit dhe famës së Skënderbeut në Evropë në atë kohë e më pas. Në vitin 1567, djali i dytë i perandorit të Austrisë Ferdinandi rindërtoi kështjellën “Ambrar” në kryeqytetin e Tirolit, Insbruk dhe u mor me mbledhjen e sendeve artistike me vlerë e të relikeve.
Sekretari i tij Shrenke mblodhi kryesisht armë dhe i ruajti në kështjellën “Ambrar”. Ai u shkroi letër personaliteteve të shquara të kohës dhe trashëgimtarëve të atyre që kishin vdekur, që t’i dërgonin veshje luftarake, armë, mjete lufte, piktura e biografi, sepse do t’i ekspozonte në armëtoren e tij në Kështjellën “Ambrar”.

Objektet e grumbulluara, Shrenkeja i sistemoi dhe i inventarizoi gjatë viteve 1585, 1593, 1596 dhe në vitin 1601 botoi në latinisht veprën: “Figura krejt të vërteta të perandorëve august, të mbretërve e shumë të ndriturve arqidukë, princave gjithashtu të kontëve, baronëve, fisnikëve dhe përshkrime të bëmave të tyre, armët e të cilëve ndodhen në armëtoren e kështjellës “Ambrar”.

Kjo vepër bëri të mundur që të njihet përkatësia e armëve dhe historia e çuarjes së tyre atje. Në vitin 1605, kështjella “Ambrar” u ble nga perandori i Austrisë dhe armët iu lanë atij. Në vitin 1806, reliket u mbartën në Vjenë dhe në vitin 1888 u kaluan në ndërtesën e re të Muzeumit të Vjenës, ku ndodhen edhe sot.

Armët e Skënderbeut i janë dorëzuar Ferdinandit ndërmjet viteve 1588-1593 me anën e Dukës së Urbinjos dhe atij të Areskotit. Në inventarin e vitit 1596 të Shrenker, me numër 71 është shënuar përkrenarja dhe me numër 92 dhe 345 dy shpatat.

Në veprën e Shrenken të botuar në vitin 1601, paraqitet dhe një gravurë e Skënderbeut në pozicion në këmbë, duke mbajtur në dorën e djathtë shpatën (nr 345) dhe pranë këmbëve përkrenaren. Armët e vizatuara të gravurës ngjasojnë me ato origjinale të Muzeumit të Vjenës.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë