Loading…
Messi e mëson të birin të luajë FIFA: Cilat ekipe i zgjedhin dhe kush fiton
  • 14/11/2017 | 17:09

...

Për shumicën e njerëzve, video-loja FIFA është mënyra virtuale për të luajtur për ekipin e tyre të zemrës.Sidoqoftë, Lionel Messi nuk është aspak si shumica e njerëzve në futboll – ka fituar 43 trofe personal dhe ekipor në karrierë e shkëlqyeshme.


Por, kjo nuk e ndal yllin e Barcelonës të ulet para ekranit për të luajtur, kur nuk e bën këtë në fushën e blertë, ashtu sic ka bërë të hënën së bashku me të birin Thiago.

Gruaja e Messit, Antonela Roccuzzo e ka fotografuar burrin dhe të birin e tyre 5 vjeç duke luajtur FIFA në PlayStation. Thiago është i veshur me fanellë të Barcelonës.

Së bashku ata kanë rikrijuar El Clasicon, ku shihen duke e mposhtur 3-1 Real Madridin.

Gjatë karrierës së tij, Messi ka korrur suksese ndër vite duke shënuan 24 gola në 36 përballe me Realin. Ai ka fituar 16 derbi dhe i ka humbur 12.

Derbi më i madh i futbollit  ndërmjet Barcelonës e Real Madridit rikthehet më 23 dhjetor në kuadër të La Ligas spanjolle. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë