Loading…
Messi habit, refuzon ofertën e ‘çmendur’ të City’t
  • 06/12/2017 | 08:34

...

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se ka kthyer mbrapshtë një ofertë të lartë për të iu bashkuar Manchester City-t, para se të vazhdojë kontratën me Barcelonën.


Argjentinasi ka nënshkruar kontratë me vlerë 500 mijë funta në javë, në muajin e kaluar, për të qëndruar në Camp Nou deri më 2021, shkruan Marca.

Por ishte skuadra nga Etihad që provoi ta merrte pesë herë fituesin e Topit të Artë në Premier League.

The Citizens vunë në tavolinë një ofertë prej 850 mijë funta në javë bashkë me 88 milionë funta [100 milionë euro] bonuse.

Thuhet se City ka bërë ofertën ndaj përfaqësuesve të Messi, pa marrë lejen e Barcelonës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë