Loading…
Messi je idhulli im: Gjithçka e trilluar, llogaria në Instagram e djalit të Ronaldos ishte e…
  • 06/12/2017 | 14:08

...

Llogaria në “Instagram” e hapur ditë më parë me emër “MraHunter” kinse i Cristiano Junior, me shumë mundësi është një adresë “Fake”.


“101greatgoals.com” hedh dritë mbi të vërtetën pasi ditën e djeshme e gjithë bota raportoi për foton e publikuar nga ana e djalit të Cistiano Ronaldos për Lionel Messin me mbishkrimin “je idhulli im”.

Por, “101greatgoals.com” thotë se gjithçka është e pavërtetë sepse përveç emrit origjinal që nuk figuron lartë, tani është fshirë foto dhe në përgjithësi llogaria në “Instagram”.

Teksa për të vërtetuar që nuk ndodhi asgjë nga dora e Cristiano Junior, “101greatgoals.com” raporton se në po të njëjtën llogari u publikua një link i “YouTube”, duke dëshmuar kështu se ka qenë gënjeshtër dhe se nuk ka të bëjë me CR Junior.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë