Loading…
“Messi ka luajtur rol në kalimin e Ronaldos në Juventus”
  • 11/07/2018 | 14:18

...

Ryan Giggs ka pretenduar se ish-bashkëlojtari në Manchester United, Cristiano Ronaldo, është i obsesionuar me Leonel Messin.


Ronaldo e përfundoi karrierën në Real Madrid këtë javë kur u konfirmua kalimi i tij te Juventus, më pak se dy muaj pas fitoi Ligën e Kampionëve për të katërtën herë në pesë vite, përcjell gazetametro.net

Giggs, i cili luajti përkrah Ronaldos gjatë kohës sa Ronaldo qëndroi në Manchester, beson se lëvizja e fundit e karrierës e 33 vjeçarit mund të jetë motivuar nga dëshira që ta dëshmojë veten se është më i mirë se Messi.

“Jam i befasuar që ai do të linte Real Madrid’in për të shkuar në Itali,” tha Giggas për ITV Sport. “Mendoj se është një sfidë e madhe për të por ai po shkon në një klub të madh. Të kesh atë në CV…Real Madrid, Man United dhe Juventus. Është njëfar CV’je.”

“Është i obsesionuar me të qenit më i mirë se Messi. Ai ka tash meqë “ia arrita në Angli, ia arrita në Spanjë, do t’ia arrij edhe në Itali…dhe e bëra me Portugalinë.”

“Kështu që ndoshta ky do të jetë argumenti kur njerëzit të pyesin: “A është Ronaldo më i mirë se Messi?” /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë