Loading…
Meteorologët të alarmuar: Europës i kanoset një i ftohtë i tmerrshëm
  • 22/02/2018 | 23:45

...

Moti i ngrohtë e me temperatura të larta, të pazakonshme për muajin shkurt, do t’ua lërë vendin ditëve të acarta. Sipas parashikimit të fundit të sinoptikanëve, ditët e ngrohta do të marrin fund të shtunën e të dielën, pasi një valë “e acartë” do të godasë pjesën më të madhe të Europës.


Kështu, sipas parashikimit të Meteoalb, një masë ajri shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të Kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe në gjithë Gadishullin Ballkanik.

Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete europiane, por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.

Gjatë ditës së premte, moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar zonat lindore nga reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.

Ndërsa dita e shtunë, do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta, duke rrezikuar nga reshje të pakta jugun – juglindjen. Temperaturat e ajrit ulen mesatarisht 2°C në të dy ekstremumet ditore. Era do të fryjë kryesisht mesatare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë