Loading…
Mijëra suedezë pajisen me çipa brenda trupit të tyre, nuk kanë nevojë më për karta identiteti |FOTO
  • 23/10/2018 | 18:48

...

Më shumë se 4000 suedezë janë pajisur me çipa brenda duarve, të cilët mbajnë të dhëna rreth identitetit të tyre.


Teknologjia e fundit anashkalon nevojën për para, bileta, karta hyrje dhe madje edhe për rrjete sociale, transmeton gazetametro.net.

Kjo nënkupton se të gjithë ata që pajisen me të, nuk kanë nevojë për karta identiteti, pasi që çipi i ka zëvëndësuar ato.

BioHax International është kompania lider në industrinë e inovacionit dhe e ka kapur imagjinatën e publikut që kur filloi pesë vite më parë, në krye me Jowan Osterlund.

Shumica e të pajisurve me çipa brenda trupit, kanë thënë se kjo pajisje nuk i rrezikon të dhënat private të tyre.

Ndryshe, shumë kompani në Suedi po e ofrojnë falas shërbimin për punëtoret e tyre, në mënyrë që t’ua lehtësojnë atyre kyqjen më të lehtë në sektore të ndryshme të punës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë