Loading…
Mijëra vetë në radhë për ta blerë modelin e ri iPhone X
  • 03/11/2017 | 16:25

...

 

Mijëra persona kanë formuar radhë të gjata para dyqaneve të kompanisë Apple për të blerë sa më parë modelin më të ri të telefonit të mençur nga kjo kompani, iPhone X, transmeton Gazeta Metro.


Dyqanet në Londër, Tokio, Sidnej dhe metropole të tjera në mbarë botën janë mbushur me njerëz, të cilët që në orët e para të mëngjesit janë radhitur me qëllimin që ta marrin sa më shpejtë iPhonin e ri.

Blerësit presin para dyqanit të Apple në Londër

Me këtë nivel shitjes, Apple ka dëshmuar që ende nuk e ka humbur reputacionin e saj, pasi u ngritën dyshime që iPhone X nuk do të ketë mjaftueshëm shitje, për shkak të interesimit të vogël për modelin iPhone 8.

“Po shkoj në shtëpi dhe pasi të pushoj pak do të kënaqem me telefonin e ri”, tha 21 vjeçari Yamamura, pak sekonda pasi e bleu iPhonin e ri në dyqanin e Tokios, pasi kishte qëndruar gjashtë ditë në radhë para 550 personave të tjerë.

Pajisja e re e Apple kushton rreth 1 mijë euro dhe është paraqitur si një prej telefonave më të përparuar në treg. /gazetametro.net

Klienti fatlum: Pritja për këtë adhurues të iPhone duket se ia ka vlejtur

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë