Loading…
Mike Tyson zbulon detaje të karrierës: Hoqa dorë nga sexi për 5 vjet
  • 14/11/2017 | 18:34

...

Njëri ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, Mike Tyson, ka bërë të ditur arsyen e vërtetë që e kishte shtyrë të hiqte dorë për 5 vjet nga seksi, në tentim për tu bërë kampion bote.


Amerikani 51 vjec shkoi hapave të Muhammed Ali duke mos kryer marrëdhënie intime për periudha të gjata.

Për një kosh të gjatë ishte menduar se kjo e shton agresivitetin, testosteronin dhe energjinë te boksierët, dhe Tyson ishte një ndër ata që e refuzoi setin.

Ai tha se atëkohë besonte që vajzat do e shpërqendronin nga qëllimi për tu bërë mbret i boksit.

Por pse e bëre?

“Sepse jam një idiot. Thjesht bëra ashtu siç më than njerëzit. Kjo këshillohej të bëje, vajzat do të shkatërronin karrierën”, ka thënë Tyson.

Ai tani e vlerëson se ka bërë shumë gabime gjatë karrierës, duke sakrifikuar veten.

Tyson ishte bërë kampioni më i ri në kategorinë super të rëndë të boksit,  duke e nokautuar Trevor Burbick’un në raundin e dytë të duelit. Kjo kishte ndodhur në vitin 1986 kur ishte vetëm 20 vjeç.

Por, më pas kishte shumë probleme në karrierë, filloi të bënte jetë të çrregullt dhe shpenzoi shumicën e parave të fituara nga boksi.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë