Loading…
Milan dëshiron të nënshkruajë me lojtarin që po e do e gjithë Evropa |FOTO
  • 07/11/2018 | 10:55

...

Klubi italian Milan është takuar me menaxherin e mesfushorit, Suso.


Milan po dëshiron që me çdo kusht të nënshkruajë kontratë të re me Suson.

Skuadra italiane është takuar me agjentin e spanjollit, Alessandro Luccin dhe babain e tij, ku kanë biseduar për kontratën e re, përcjell lajmi net.

Bazuar në raportimin e ‘Corriere della Sera’, Suso kërkon një kontratë deri në vitin 2023.

Natyrisht se me kontratën e re, paga e spanjollit do të rritet deri në 5 milionë euro, pasi aktualisht fiton 2.5 milionë.

Suso po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon, ku është bërë cak i Real Madridt, kështu rosonerët duan ta blindojnë atë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë