Loading…
Miliarderi Branson thotë se Brexit do ta bëj Britaninë shumë më të varfër
  • 26/07/2018 | 11:30

...

Miliarderi dhe njëri nga investitorët më të famshëm në botë, Richard Branson, ka paralajmëruar që shkëputja e Britanisë së Madhe nga BE’ja do ta bënte këtë vend më të varfër, transmeton Gazeta Metro.

Madje, Branson ka thënë që votuesit në referendumin e vitit 2016 ishin drejtuar gabimisht dhe po që se do të mbahej një referendum i dytë, britanikët do të votonin për të qëndruar në BE.

“Mendoj që Brexiti është gjëja më e keqe që i ka ndodhur Europës dhe Britanisë. Kjo ndikon keq në çdo biznes në Britani, rrjedhimisht te çdo njeri”, ka thënë Branson.

Tutje, ai ka thënë që me përfundimin e procesit, Britania do të jetë vend më i varfër dhe Europa vend më joatraktiv për investitorët.

I njohur si ekspert i ekonomisë dhe shumë i suksesshëm në këtë fushë, Branson ka bërë thirrje që të mbahet edhe një referendum në tentim për ta kthyer mbrapsht Brexitin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë