Loading…
Miliona vdisnin urie, djemtë e Mugabes jetonin në luks të paparë
  • 21/11/2017 | 22:42

...

 

Djemtë e presidentit të Zimbabwes, Robert Mugabe, kanë qenë ndër fëmijët e njerëzve të pasur, të cilët kanë jetuar në luks të paparë, ndërkohë që njerëzit tjerë kanë vuajtur urie, transmeton Gazeta Metro.


Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale tregojnë që të rinjtë e disa njerëzve të pasur nuk janë prekur nga ekonomia e dobët e shtetit dhe problemet sociale të një prej vendeve më të varfra të Afrikës.

Pasi lideri shumëvjeçar Robert Mugabe dha dorëheqje pas marrjes së kontrollit nga ushtria, fotot e djemve të tij të pasur kanë bërë xhiron e internetit.

Robert Mugabe Junior dhe Chatunga Mugabe, 25, përkatësisht 21 vjeç, ndër pasuritë e tjera ku përfshihen këpucë të markave të shtrenjta e lukse të tjera, kanë edhe një veturë që ngjan me atë të Batman’it, si dhe avionin e tyre privat.

Pas 37 vitesh në pushtet, Mugabe, që akuzohet se gjatë pushtetit përvetësoi minierat e diamantit dhe e bëri të pasur vetëm familjen e tij, është larguar nga pushteti, por ende nuk është e qartë çfarë ka ndodhur me familjen e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë