Loading…
Mimoza Kusari thumbon trajnerin e Vllaznimit (Foto/Video)
  • 19/06/2017 | 20:09

...

Ismet Munishi është trajneri klubit gjakovar, FC Vllaznimi dhe ende pa filluar punën mirë, ka akuzuar kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari Lilan, për gjendjen aktuale të klubit dhe kushte jo të mira në stadium.


“Dy vitet e fundit edhe Komuna e Gjakovës ka stagnu shumë. Gjatë mandatit Mimoza Kusari ka dhënë shumë pak për Vëllaznimin dhe ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë Vëllaznimi për Gjakovën”, tha fillimisht Minishi në emisionin Arena të Tribuna Channel.

“Le të matet mirë ai që do të jetë kryetar i ardhshëm i Gjakovës, sepse duhet të jep garancë që do ta ndihmojë fuqishëm skuadrën e Vëllaznimit, përndryshe nuk bëhet kryetar i Gjakovës dhe unë këtë e garantoj”, vazhdoi më tej Munishi.

Me këtë rast, ka reaguar edhe e para e Gjakovës me një postim në rrjetin e saj social në Facebook.

Ajo ka përmendur shumat që ka ndihmuar komuna për Vllaznimin duke investuar edhe në transport./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë